Biznesmeni tregon tmerrin: “Shullazi” më kanosi me jetë, më kërkonte…

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 17-03-2017 Biznesmeni tregon tmerrin: “Shullazi” më kanosi me jetë, më kërkonte…

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kishin vënë gjobë një biznesmeni, duke e kërcënuar me jetën e tij e të familjes.

Ata i kërkonin biznesmenit 55-­vjeçar shumën prej 10 mijë eurosh, në të kundërt do ta pësonte keq bashkë me njerëzit e tij të afërt, raporton “Panorama”. E për ta frikësuar më shumë se çështja ishte serioze, ata kanë përdorur mbiemrin Shullazi, të bindur që do të jepte efekt dhe ata do të merrnin paratë. Në fakt nuk bëhet fjalë për Emiljano Shullazin, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe është në proces gjykimi për të njëjtën akuzë si ata, “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Bëhet fjalë për një 21­-vjeçar nga fshati Bërxullë i Tiranës, që nuk ka asnjë lloj lidhjeje familjare apo farefisnore me Shullazin që ndodhet në burg. Ai është njëri prej të arrestuarve, Altin Valisi, që mban si mbiemër të dytë Shullazi, që dikur kanë pasur paraardhësit e tij. Ky person është ideatori i gjobëvënies ndaj biznesmenit, ndërsa bashkëpunëtori i tij është 19­-vjeçari Durim Dervishi, po ashtu banues në Bërxullë. Të dy të rinjtë janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Last Night” nga oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Pronës, në një lokal në zonën e Laprakës. Aty ka qenë vendi i takimit me biznesmenin, me të cilin ata kishin rënë dakord të pinin një kafe dhe të merrnin paratë që i kishin kërkuar. Por në vend të 55­ vjeçarit Piro Z., aty kanë shkuar forcat e Policisë që kanë bërë arrestimin e dy gjobëvënësve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ju bind urdhrit të policisë, arrestohet shoferi i dehur (EMRI)
Makina përplas këmbësorin në mes të qytetit, i plagosuri niset me urgjencë drejt spitalit »
Article Logic
Execution time: 0.010922908782959
array(1) { ["section"]=> string(70) "biznesmeni-tregon-tmerrin-shullazi-me-kanosi-me-jete-me-kerkonte-72199" }