BlackBerry i jep fund prodhimit të smartfonëve

Publikuar tek: bota, më 16:35 28-09-2016 BlackBerry i jep fund prodhimit të smartfonëve

Kompania kanadeze BlackBerry ka njoftuar se nuk do të prodhojë më smartfonë por do të fokusohet në zhvillimin e programeve dhe shërbimeve të ndryshme për biznesin.

Në një njoftim të fundit, shefi ekzekutiv John Chen ka thnëë se kompania ka marrë vendimin final për të mos prodhuar më pajisje.

Smartfoni i fundit i BlackBerry,  DTEK50, që në fakt është prodhuar nga Alcatel, do të jetë pasjisja e fundit e prodhuar nga kjo kompani, një vendim që nuk pritej nga ekspertët.

Kompania ka arritur të sigurojë një rritje të ndjeshme të ardhurash vetëp përmes zhvillimit dhe shpërndarjes së programeve, një prej tyre BlackBerry Radar, një sistem gjurmimi si dhe fokusimi te zhvillimi i mëtejshëm i aplikacionit të komunikimit BBM.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çifti feston ditëlindjen dhe 77 vjetorin e martesës në të njëjtën ditë, fëmijët të mahnitur prej tyre
Sia përdor këngën e saj “The Greatest” për të mbështetur Clinton në debatin për qëndrueshmërinë »
Article Logic
Execution time: 0.011350870132446
array(1) { ["section"]=> string(52) "blackberry-i-jep-fund-prodhimit-te-smartfoneve-54415" }