Blasfemi, tradhti e spiunazh, ISIS publikon mëkatet që dënohen me vdekje

Publikuar tek: bota, më 19:06 24-01-2015 Blasfemi, tradhti e spiunazh, ISIS publikon mëkatet që dënohen me vdekje

Blasfemia, tradhtia bashkëshortore dhe spiunazhi janë vetëm disa nga mëkatet që ISIS ka vendosur të dënojë me vdekje, në listën e publikuar këtë fundjavë për të gjithë popullatën që përfshin shteti i vetëshpallur Islamik i Irakut dhe Levantit.

ISIS ka vendosur të nxjerrë një listë mëkatesh, që sipas tij do të ndëshkohen rëndë nëse do të verifikohen. Këto krime varioojnë nga 80 fshikullime me kamzhik për konsumimin e alkoolit, te prerja e një dore për vjedhje e deri ekzekutim publik për blasfemi.

Ligji i Sheriatit që aplikohet nga myslimanët më të devotshëm është tashmë Kushtetuta e re në shtetin  e ISIS, që përfshin hapësira të mëdha në Siri dhe Irak. Sipas terroristëve, ata që kryejnë tradhti do të goditen me gurë deri sa të vdesin nëse janë të martuar, dhe do të fshikullohen 100 herë nëse tradhtari ose tradhtarja, nuk janë të martuar.

Ata njerëz që kanë aktivitete sodome dhe homoseksuale do të vriten gjithashtu publikisht nga brigadat e ekzekutimit, njësoj si ata që spiunojnë për “të pafetë”, nënvizon ISIS.

Ata që vjedhin do të ndëshkohen me prerjen e një dore dhe këmbe, ndërsa i vetmi dënim i lehtë është akti terrorist. Nëse ndokush bën një të tillë, dënohet vetëm me ekzil, largim të detyruar nga vendi. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012546062469482
array(1) { ["section"]=> string(75) "blasfemi-tradhti-e-spiunazh-isis-publikon-mekatet-qe-denohen-me-vdekje-1387" }