Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka qenë në Livadhja, Bashkia Finiq, ku është takuar me banorë të kësaj zone dhe ka dëgjuar problemet e tyre, ku më kryesoret janë Çertifikatat e Pronësisë dhe vaditja e tokave.
Gjatë takimit me banorët, Çuçi është shprehur se “katrahurën që është bërë me pronësinë nuk ka asnjë tokësor që t zgjidhë përveç Edi Ramës.
“Shumë gjëra janë bërë, këtu ishte abandonuar çdo gjë. Duhet kuptuar që gjërat janë me radhë se mundësitë nuk janë të mëdha se nuk jemi shtet i pasur. Nuk diskutohet që ka shumë për të bërë akoma dhe mos harro, katrahura që është bërë me pronësinë nuk ka tokësorë që ta zgjidhë, përveç Edi Ramës. Ai e ka marrë në kurriz këtë punë, por ju e dini shumë mirë se sa komplikacione kanë sjëllë të gjitha qeveritë që nga ’91”, tha Çuçi.
Video nga Saranda Web: