Debati për pagat/ Bollino: Po lëkunden piramidat mediatike. Blendi Mane në mbrojtje të Mero Bazes

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 04-05-2015 Debati për pagat/ Bollino: Po lëkunden piramidat mediatike. Blendi Mane në mbrojtje të Mero Bazes

Denoncimi i Unionit të Gazetarëve diten e djeshme se pjesa më e madhe e televizioneve dhe gazetave nuk i paguajnë në kohë pagat e gazetarëve, duke u vonuar në shlyerjen e detyrimeve deri në 6 muaj. Ky denocim ka sjell reagim tek disa gazetarë dhe drejtues mediash të cilët kërkojnë që raste të tilla të bëhen më shpesh publike.

Drejtuesi i A1 Report, Carlo Bollino në një editorial të tij shprehet se kjo situatë tregon se ka nisur lëkundja e piramidave mediatike, të cilat prej vitesh kanë shërbyer si terren për pastrimin e parave. “Perandori editoriale të ndërtuara mbi argjilë, ‘piramida mediatike’ në sensin e vërtetë të fjalës që nuk janë prekur në gjithë këto vite, por që tani nisin të lëkunden: fakti që 85 përqind e mediave nuk arrin të paguajë pagat e gazetarëve dëshmon se ndoshta burimet financiare ilegale që kanë ushqyer këto ‘monstra’ kanë nisur të thahen. Eshtë paradoksale pra që kriza ekonomike e denoncuar sot (dje) nga Aleksandër Çipa ndoshta përbën një sinjal pozitiv, prova që tregu i medias ka nisur procesin e tij të gjatë dhe të dhimbshëm të pastrimit. Një shpresë ama që kërkon bashkëpunimin e Shtetit, pa të cili asnjë katarsis mediatik nuk do të jetë vërtetë i mundur”, shprehet Bollino.

Bollino ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të imponuar e respektimin e rregullave edhe në tregun e mediave.

Edhe gazetari Beldi Mane ka reaguar një ditë pas deklaratës së bërë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për mediat që nuk paguanin pagat e gazetarëve. Mane është zhgënjyer kur nuk ka gjetur në listën e gazetave të rregullta me pagat dhe gazetën ku ai punon, “Temën”. Mane thekson se ndonëse gazeta TemA nuk ndodhej e listuar në mediat e pakta korrekte, situata është ndryshe të paktën për të si “freelance”.

Mane shprehet se botuesi dhe gazetari Mero Baze mund të urrehet, adhurohet apo edhe t’i tjetërsohet roli i tij në gazetarinë shqiptare, por nuk mund të akuzohet se nuk paguan pagat në kohën e duhur.   

“Dje kur shikoja të listuar gazetat dhe televizionet e pakta korrekte me kolegët e mi, më kot u mundova të gjeja edhe emrin e gazetës ku unë shkruaj sipas idesë time në kohë dhe hapësirë. Ju mund ta urreni, mund ta adhuroni, mund ta lexoni, mund ta komentoni, mund ta tjetërsoni rolin dhe kontributin e Mero Bazes në gazetarinë shqiptare por unë po u them nje të vërtetë të vërtetë. Nga viti 2011 deri më 2013 unë jam paguar me honorare modeste në kohën e duhur nga botuesi Baze dhe le ta ndajmë bashkë një sekret”, shkruan Bledi Mane në faqen e tij në facebook.

Mane deklaron se honoraret e tij prej gazetës TemA kanë mbajtur gjallë departamentin e kulturës dhe sporteve në Bashkinë e Përmetit gjatë kohës kur ai ishte drejtor dhe buxheti i kulturës ishte de facto zero.

Lexo edhe:

Unioni i Gazetarëve: Mediat nuk respektojnë kontratat, gazetarët deri në 6 muaj pa paga

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mark Frrokut i komunikohet akuza ”kallëzim i rremë”, avokati: Nuk ka skenar për vrasje
Protesta në Kukës, polici kërcënon me pistoletë qytetarët, Reagon Avokati i Popullit (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011839866638184
array(1) { ["section"]=> string(66) "bledi-mane-ne-mbrojtje-te-mero-bazes-tema-i-paguan-gazetaret-10327" }