'Blegtoria në rënie të lirë', reagon ministri Çuçi: Meta po bën fushatë duke shkelur Kushtetutën! Ai vetë është në rënie të lirë

Publikuar tek: politike, më 19:17 26-09-2020 'Blegtoria në rënie të lirë', reagon ministri Çuçi: Meta po bën fushatë duke shkelur Kushtetutën! Ai vetë është në rënie të lirë Bledi Çuçi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta tha sot i shqetësuar se blektoria shqiptare sipas indikatorëve të INSTAT po shkon drejt një rënie të lirë.

Ai shtoi se braktisja e këtij sektori shumë të rëndëishëm, po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit.

Ndërkaq, ka ardhur dhe reagimi nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi. Përmes një shënimi në rrjete sociale, Çuçi thotë se Meta gënjen dhe se vetë ai është në rënie të lirë, pasi nuk dëshiron të shohë shifrat reale.

Çuçi shprehet se presidenti ka zgjedhur të bëjë fushatë për opozitën, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Duke publikuar shifrat, ministri thotë se e vërteta është krejt ndryshe, dhe se 3 vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i fermerëve.

Screenshot_16.jpg

120108002_2141037686026312_7296771264967949830_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012836933135986
array(1) { ["section"]=> string(130) "blegtoria-ne-renie-te-lire-reagon-ministri-cuci-meta-po-ben-fushate-duke-shkelur-kushtetuten-ai-vete-eshte-ne-renie-te-lire-221779" }