421 euro duhet të paguaj një italian për të udhëtuar nga Milano drejt Nju Jorkut, ndërsa për një shqiptar që niset nga Tirana drejt Mynihut në Gjermani duhet të paguaj plot 861 euro.
Ky është denoncimi që bën në profilin e tij në facebook gazetarit Blendi Fevziu, i cili shprehet se askush nuk të sqaron se përse Shqipëria ka çmimet më të larta të biletave në Europë.
“Përse kaq shtrenjtë? Me një kërkim në internet, në skyscanner, një biletë avioni Milano - Nju Jork kushton direkt me Lufthansa, çmimi më i ulët, 421 Euro. Po atë ditë, një biletë Tiranë - Mynih, kushton 861 Euro. Shqipëria ka çmimet më të larta të avioneve në Europë dhe askush nuk di të më thotë se nga vjen kjo?!!”-, shkruan Fevziu.
Çmimi i lartë i biletave të avionit në aeroportin “Nënë Tereza” është prej vitesh një temë diskutimi në median shqiptare, por autoritetet shtetërore nuk kanë arritur t’i japin një zgjidhje.