Moderatori i njohur Blendi Fevziu ka publikuar një foto të hershme të disa viteve më parë bashkë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Arbër Xhaferrin.
“Qershor 1999. Me Hashim Thacin dhe Arber Xhaferrin ne Helikopterin e KFOR duke hyre ne Kosove. #20vjetopinion takimi me 7 Shtator”, shkruan Fevziu.
Fevziu në kohën dhe momentin kur është shkrepur fotoja ka qenë duke hyrë në Kosovë me Helikopterin e KFOR.