Blendi Gonxhe i bashkisë sqaron përmbytjen: Eshtë vjeshtë, edhe gjethet bllokojnë kanalet

Publikuar tek: aktualitet, më 17:19 22-11-2015 Blendi Gonxhe i bashkisë sqaron përmbytjen: Eshtë vjeshtë, edhe gjethet bllokojnë kanalet Nje nga rruget e permbytura ne Tirane sot

Blendi Gonxhe, i rikthyer në administratë me Erion Velinë duke marrë një post drejtori në Bashkinë e Tiranës, për shërbimet, është i vetmi që ka “guxuar” të sqarojë disi situatën tejet kaotike pas rrebeshit të fuqishëm në Tiranë ditën e sotme. 

Thotë se kudo ndodh një gjë e tillë kur ka një rrebesh të çrregullt e me furi të madhe. “Nuk ekziston asnjë vend apo asnjë mundësi që rreshje të tilla të absorbohen plotësisht. Eshtë teorikisht dhe fizikisht e pamundur. Rëndësi ka që mjetet të informohen, që kanalizimet të pastrohen, dhe të mos ketë bllokime të gjata. Eshtë edhe vjeshtë e gjethet bllokojnë njëkohësisht. Plus flitet për një qytet me trashëgimni të varfër në infrastrukturë” sqaron Gonxhe.

Për drejtorin e bashkisë së Tiranës çdo natë punohet për mbushjen e gropave. “Por janë aq shumë sa nuk ka sesi të mbyllen në tre muaj të gjitha. Ka edhe rrugë që do të ribëhen. Ka edhe mungesë fondesh e materialesh. Bashkia u gjet me mbi 30 milionë dollarë minus detyrime. Në riorganizim e pa fonde, të ardhurat i gjetëm as sa 1/3 e çfarë mblidhej në 2003…por kërkesa e pritshmëria është legjitime” argumenton Gonxhe duke i dhënë disi të drejtë edhe atyre që ankohen. “Të gjithë sektorët sot vuajnë nga mungesa e fondeve, gjelbërimi e parqet janë të parët. Kur vjen fjala te bashkia, shpresën e bazoj te vullneti i ekipit të ri që po të vazhdojë siç ka nisur do japë rezultate të dukshme që do mbeten në kohë në mënyrë që Tirana si administrim të ketë një vazhdimësi në vitet që vijnë” sqaron Gonxhe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria e Brendshme deklaratë: Ja si është situata në Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Dibër e Gjirokastër
Fier, gjendet një person i vdekur i hedhur në koshin e plehrave »
Article Logic
Execution time: 0.011358976364136
array(1) { ["section"]=> string(93) "blendi-gonxhe-i-bashkise-sqaron-permbytjen-eshte-vjeshte-edhe-gjethet-bllokojne-kanalet-26031" }