Blendi Klosi i mrekulluar nga Anri Sala, shqiptari i talentuar në New York

Publikuar tek: kulture-art, më 10:58 25-03-2016 Blendi Klosi i mrekulluar nga Anri Sala, shqiptari i talentuar në New York

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë vizitës së tij në New York ka shkuar të vizitojë edhe ekspozitën e shqiptarit të talentuar Anri Sala. Ministri ka mbetur i mrekulluar nga çfarë ka parë dhe fton të gjithë shqiptarët të njihen me veprat e tij.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Nju Jork, pata kënaqësinë të vizitoj edhe ekspozitën Anri Salës, përzgjedhur nga Muzeu i Nju Jorkut për të hapur sezonin e ekspozitave për vitin 2016. Ky shqiptar i talentuar dhe sprovuar në artin e tij, na bën krenarë me cdo prezantim të krijimeve të tij jashtë kufijve të Shqipërisë. Ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë këtu të vizitojnë dhe të mrekullohen nga arti I Anri Salës,në Museum në Nju Jork, në ekspozitën që do të qëndrojë e hapur deri në datën 10 prrill.

“ Answer Me” – ekspozita e Anri Salës që vjen përmes instalimeve dhe videove të vendosura në tre katet e muzeut, është përgjigjia më e mirë për suksesin që vjen nga talenti dhe puna”, shprehet Klosi duke uruar Anrin dhe çdo shqiptar që na bën krenarë.

anri1.jpg

anri2.jpg

anri3.jpg

anri4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025908946990967
array(1) { ["section"]=> string(79) "blendi-klosi-i-mrekulluar-nga-anri-sala-shqiptari-i-talentuar-ne-new-york-35975" }