Bleona Qeretit i propozojnë për martesë. Një mjek nga Mati, 64 vjeç ka marrë guximin t’I bëjë këngëtares një propozim publik, duke dhënë një intervistë të gjatë për gazetën ‘’Panorama’’, ëndrrat e tij me Bleonën ‘’nuse Mati’’, çfarë i ofron këngëtares dhe ‘’dasmës menduar me Edi Ramën, Sali Berishën dhe bashkëshortet e tyre’’.
Dalip Gjoka, mjeku nga Mati ka vetëm një problem, është i martuar me dy vajza, por siç thotë ‘’martesa e parë është konsumuar dhe e shoqja ka probleme shëndetësore, prandaj nuk e ka braktisur’’. Mirëpo këngëtarja i thotë se është shumë vonë duke " E gjeta burrin tim në Kremlin. Ti je i vetmi. Më vjen keq keq burri 300-milionsh. Je një ditë me vonesë për t'u martuar me mua', shkruan këngëtarja ndërsa poston edhe foton me burrin përballë të cilit rri me rrobdeshambër.
Lexoni pikat kulminante të rrëfimit të mjekut:
“Kemi të bëjmë me një vajzë, që është talent i spikatur, – thotë Gjoka. – Bleona ka bërë jehonë në botë dhe ka lartësuar shumë imazhin e Shqipërisë. Mbi të gjitha, më preku zemrën natyra e saj e hapur. Eshtë artiste, që na vë në dispozicion ne fansave, veten origjinale, me meritat apo mangësitë që ka. Unë e admiroj shumë si person që rrëfen sinqerisht momente nga jeta e saj, pretendimet e metejshme apo pengjet që ka nga e shkuara.
Së pari, kësaj artisteje të madhe e të nderuar, – thekson ai, – do t’i krijoja mundësinë të bëhej nuse Mati e nuse Burreli. Do t’i vija në dispozicion një banesë të këndshme, apartament me dy dhoma, një guzhinë, një pishinë dhe një kompleks sportiv, duke surprizuar vetë Bleonën dhe prindërit e saj.Lind pyetja: A mund ta bëjë Bleona këtë? Po pse jo! Kur njerëz nga SHBA vijnë për të jetuar në Valbonë, pse ajo të mos e bëjë. Ka arritur ç’ka mundur në Amerikë, ndaj ky është një moment që duhet të reflektojë. Unë e di që mund të ishte bërë nuse sheiku apo miliarderi, por mesa di kërkon një burrë shqiptar.
I bëj thirrje këtij shpirti të lirë se une ve ne dispozicion gjithçka timen, shpirtëore dhe fizike, per te dale ne krah dhe per t’ia lehtesuar jeten asaj.
Do të ndihesha i gëzuar që në takimin e parë të arrinte të promovonte klipin e saj të ri në Burrel. E do të ndihesha I lumtur dhe krenar të nëse qoftë dhe për një natë të jem burri i saj. vlerat e Bleonës veçse do të shtoheshin e nuk do të pakësoheshin.
Si fillim unë kam besim te vlerat intelektuale të vajzave të mia, dhe ime shoqeje mjeke, që është ish-dashuria ime e parë dhe që vitet e fundit ka pasur disa probleme shëndetësore. Por le të zbresim pak me këmbë në tokë, pasi martesa ime me të është e konsumuar prej 10 vitesh, edhe ps eunë nuk kam plan t’I kthej shpinën. Por kjo s’do të thotë se kjo më pengon mua të shfaq ndjenjat e mia hapur, qoftë edhe ndaj Bleonës.
Dasma më e mirë për mua do të ishte që Bleona, qoftë dhe për një natë të bëhej nuse Mati. Organizimin do ta merrte përsipër Bashkia, e cila në mënyrë të përshpejtuar do t’I dorëzonte titullin ‘’Qytetar Nderi’’, këngëtares. Do të doja të ishin pranë saj tre ish-kolegët në ‘’X Factor’’ Pandi Laço, Alban Skënderaj e Miriam Cani.
Do ishte një ngjarje shumë e rrallë për t’u ndier qoftë edhe për një natë i lumtur. Madje, të ftuarit e mi special do të jenë Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda, dhe ish-kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten Liri, të cilin e kam njohur nga afër në vitet ’90.
Unë nuk pretendoj që Bleona të jetë bashkëshortja tradicionale, nusja e shtëpisë që të merret me punët e rëndomta. Unë do isha i lumtur dhe do e pranoja edhe si bashkëshorte në distancë. Nëse do Zoti që unë të jem babai i fëmijës së saj, do tregoja vlerat e mira për të rritur një fëmijë të një bashkëshorteje jo të zakontë.”