Blerina Shalari, rast unikal!

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:41 09-09-2017 Blerina Shalari, rast unikal!

Kompozitorja e cila nuk iu nënshtrua verbërisë së syve por përmes forcës së shpirtit, syve të zemrës, e punës së pandërprerë 5 vjeçare, ia doli të mbrojë doktoraturën. 

 Ky është një rast unikal për Etnologjinë e Folklorin shqiptar ashtu sikurse edhe vetë Blerina e cila reflekton kaq shumë forcë, besim e optimizëm.  

Blerina është diplomuar në "Akademinë e Arteve të Bukura" në fushën e kompozicionit ndërsa mori titullin: DOKTOR përmes studimit me temë “Polifonia Labe dhe Muzika e Kultivuar Shqiptare”.

Kur newsbomb.al e pyet nëse ndokush nga zyrtarët e politikës ishte dje në këtë ditë të rëndësishme të saj, ajo thotë:

“Përse duhen politikanët? Apo për të ndezur nja tre a katër kamera, që, veç fotove dhe opinioneve korente, të bëjnë edhe reklamë. S'më vjen mirë që ndodh, që ku ka politikanë, ka edhe reklamë, ku s'ka politikanë, s'ka as reklamë. Ata, kur i fton nëpër koncerte, të thonë që jemi të zënë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23659706115723
array(1) { ["section"]=> string(33) "blerina-shalari-rast-unikal-91668" }