'Blerinë, mike! Bëhu e fortë!', Erion Braçe ngushëllon Gjylametin për humbjen e vëllait: Je ti tani për prindërit dhe nipërit e mbesat

Publikuar tek: aktualitet, më 07:43 21-10-2019 'Blerinë, mike! Bëhu e fortë!', Erion Braçe ngushëllon Gjylametin për humbjen e vëllait: Je ti tani për prindërit dhe nipërit e mbesat Erion Braçe dhe Blerina Gjylameti

 Zv.kryeministri Erion Braçe i ka shprehur ngushëllimet publikisht deputes socialiste, Blerina Gjylametit pas humbjes së vëllait.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe i kërkon Gjylametit të bëhet e fortë, pavarësisht se dhimbja është e madhe.

"Je ti tani për prindërit, dhimbja e tyre është aq e madhe; Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë", shkruan Braçe.

Elton Muçollari, humbi jetën tragjikisht në një akisdent në brendësi të tunelit të Elbasanit.  Ndërkohë, rreth 1 vit më parë deputetja Gjylameti humbi edhe motrën pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mesazhi i plotë i Erion Braçes.

Blerinë, mike;

Bëhu e fortë!

E di, është tmerr e rëndë,

një motër e një vëlla kaq pranë ne qiell,

kaq të rinj e familje te lumtura,

por duhet te qëndrosh e fortë!

Je ti tani për prindërit,

dhimbja e tyre është aq e madhe;

Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë, të rriten e të kenë një jetë të re mes dhimbjes pa fund!

Ti mund tua zbusësh,

ti mund tu japësh një jetë të re me kujtimin e fortë të prindërve që humbën.

Ti nuk ke nevojë për kurajo!

Je e tillë, kurajo!

Screenshot_7.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025054931640625
array(1) { ["section"]=> string(134) "blerine-mike-behu-e-forte-erion-brace-ngushellon-gjylametin-per-humbjen-e-vellait-je-ti-tani-per-prinderit-dhe-niperit-e-mbesat-182849" }