Policia ka dorëzuar në Prokurori provat ndaj kreut të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Ditën e shtunë policia ka nisur procedim penal ndaj kryebashkiakut të Vorës, i cili garon për një mandat të tretë nën siglën e Partisë Demokratike në këtë zonë.
Procedimi penal ndaj Ismailit ka filluar pasi dyshohet se kandidati ka dhënë para për blerjen e votës. Mirpo, Partia Demokratike pretendon se sulmi ndaj kandidatit të saj është i orkestruar politikisht.