“Bleta e Artë”, Rama: Sipërmarrësi shihet si grabitës, por pa ju nuk ka shtet

Publikuar tek: ekonomi, më 22:13 28-12-2015 “Bleta e Artë”, Rama: Sipërmarrësi shihet si grabitës, por pa ju nuk ka shtet

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ndarjen e çmimeve “Bleta e Artë” ka deklaruar se në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë miti i sipërmarrësit si grabitës, ndonëse është e qartë se pa sipërmarrjen vendi nuk jeton dot asnjë ditë të vetme.

Rama ka folur edhe për borxhet e shlyera ndaj kompanive, si dhe për mungesën e krahut të punës të specializuar.

“Fatkeqësisht vazhdon të mbizotërojë miti i sipërmarrësit si grabitës. Ekziston ende miti sipërmarrjes si e keqe me të cilën shteti nuk duhet të përzihet. Është e qartë se pa sipërmarrësit ky vend nuk jeton dot asnjë ditë. Shumica e të rinjve e shikojnë sipërmarrjen si diçka nga zori. A nuk është dramatike që më shumë se 70% e të rinjve duan të punojnë në shtet dhe punën në privat e shikojnë si diçka të dorës së dytë? A nuk është po ashtu dramatike që për 20 e ca vite nuk u promovuan shembujt e sipërmarrësve të suksesshëm? Gjithnjë administrata përgjatë këtyre viteve e sulmoi sipërmarrjen. Besoj se nuk ka të dhënë më kuptimplotë për ta përshkruar marrëdhnien shtet-sipërmarrje, se sa shlyerja 720 milionë dollarëve që ju kishin borxh”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje situatën që ekzistonte para disa vitesh në Drejtorinë e Tatimeve, aty ku sipas tij paratë mblidheshin në kuti këpucësh. “Drejtorët e tatimeve i mblidhnin paratë në kuti këpucësh dhe lëshoheshin magazinë më magazinë për të mbledhur paratë”, ka thënë Rama.

Ai u premtoi biznesmenëve të pranishëm në sallë se nuk do të ketë rritje të taksave për sipërmarrjet e tyre.

bletaa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031583070755005
array(1) { ["section"]=> string(78) "bleta-e-arte-rama-sipermarresi-shihet-si-grabites-por-pa-ju-nuk-ka-shtet-28749" }