Bleu Mercedes luksoz 600 mijë euro, dënohet me 4 vite burg ish-ministrja e Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 21:22 28-09-2020 Bleu Mercedes luksoz 600 mijë euro, dënohet me 4 vite burg ish-ministrja e Brendshme në Maqedoninë e Veriut Ish-ministrja Jankullovska

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankullovska, dënohet me 4 vite burg.

Gjykata Penale e Shkupit e ka shpallur fajtore  ish-ministren e Brendshme për shkeljen e procedurës së blerjes së një makine makinë luksoze “Mercedes Benz”, e blinduar, për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ajo u dënua me 6 vite burg por e apeloi vendimin dhe priti vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit.

Mirëpo, Gjykata e Apelit nuk mori parasysh kërkesat e saj dhe ka dënuar Gordana Jankullovskën me 4 vite burg. Ish-ministrja e Brendshme është dërguar në burgun e Idrizovës, ndërsa dhe policia konfirmon se që sot Jankullovska do të vuaj dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku”.

Ajo është vendosur në karantinë në repartin e pritjes për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, periudhë gjatë së cilës do të bëhen vlerësimet e sigurisë, përpara se të transferohet në një qeli me të dënuarit e tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013244867324829
array(1) { ["section"]=> string(113) "bleu-mercedes-luksoz-600-mije-euro-denohet-me-4-vite-burg-ish-ministrja-e-brendshme-ne-maqedonine-e-veriut-222016" }