"Blici Rrugor", në 1 orë policia ndërshkon 498 drejtues mjetesh

Publikuar tek: aktualitet, më 17:47 09-03-2017

Ka vijuar edhe sot operacioni "Blici Rrugor", i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni nisi në orën 14:00 dhe zgjati deri në orën 15:00. Sot u angazhuan rreth 680 punonjës Policie në total. Si dhe u ngritën dhe funksionuan 154 pika kontrolli në të gjithë vendin. Prej orës 14:00 deri në orën 15:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën: 189 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. 145 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Si dhe 164 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 ton e gjysmë kanabis me gomone në Bari, Policia Shqiptare: U kap dje
Ja pse noti është aktiviteti më i mirë për shëndetin »
Article Logic
Execution time: 0.010602951049805
array(1) { ["section"]=> string(66) "blici-rrugor-ne-1-ore-policia-ndershkon-498-drejtues-mjetesh-71354" }