"Blici Rrugor" në 1 orë Policia Rrugore ndërshkon 518 drejtues mjetesh (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:22 12-03-2017

Vijon operacioni "Blici Rrugor", i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shpejtësi tej normave të lejuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Operacioni nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:00.

Sot u angazhuan rreth 640 punonjës Policie në total.

Si dhe u ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:

187 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

194 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 137 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisionet e Adminstrimit Zgjedhor, KQZ shpall kërkesën për shtetasit që kanë interes për t’u emëruar si anëtarë apo sekretarë
Shifra tronditëse/ Të rinjtë shqiptarë që ju bashkuan ISIS, ja si u mashtruan »
Article Logic
Execution time: 0.013557910919189
array(1) { ["section"]=> string(80) "blici-rrugor-ne-1-ore-policia-rrugore-ndershkon-518-drejtues-mjetesh-video-71636" }