"Blici Rrugor", Tahiri: Prioriteti kryesor, sensibilizimi i qytetarëve për vendosjen e rripit të sigurimit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 18-01-2017

Vijon Operacioni "Blici Rrugor" për vendosjen e rripit të sigurimit dhe rritjen e parametrave dhe cilësisë në rrugë.

“Blici rrugor” është shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni ka nisur në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 14:00 . Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat.

Sot janë angazhuar rreth 780 punonjës Policie në total. Janë ngritur dhe po funksionojnë 165 pika kontrolli në të gjithë vendin. Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shtoi se prioriteti kryesor i Policisë Rrugore është sensibilizimi i qytetarëve për vendosjen e rripit të sigurimit

“Ne jemi këtu për të ritheksuar dhe njëherë një ndër prioritet tona kryesore në Policinë Rrugore, lidhur me domosdoshmërinë për të sensibilizuar qytetarët në lidhje me vendosjen e rripit të sigurimit. 

Vetëm gjatë vitit 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh për shkak të lidhjes së rripit të sigurimit. Dhe ndërkohë Policia Rrugore ka vijuar edhe masa sensibilizuese, por edhe me masa ndëshkuese për qytetarët. Janë gati 30 mijë qytetarë të ndëshkuar, pse nuk vendosin rripin e sigurimit. 

Ne do të këmbëngulim fort edhe gjatë këtij viti për të bindur çdo qytetar që përdor rrugën me mjet se duhet vendosur rripi i sigurimit. Për ne është një sfidë madhore dhe kjo është një nga ato betejat që duhet ta fitojmë patjetër dhe do e fitojmë patjetër. Ne duhet t’i japim fund përdoruesve të rrugës me makinë që nuk përdorin rripin e sigurimit. 

Statistikat janë të qarta: janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh vetëm nga përdorimi i rripit të sigurimit, përndryshe do të ishin 29 qytetarë të vdekur për shkak të aksidenteve dhe moslidhjes së rripit të sigurimit. 

Ne kemi përcaktuar këtë prioritet në Policinë Rrugore. Do jetë prioriteti ynë madhor edhe për vitin 2017. Kjo është një nga ato beteja që do ta fitojmë patjetër. 

Pra, ne duam që në fund të këtij viti, historia e të dhënit të makinës pa rrip sigurimi të jetë një histori që i përket të kaluarës dhe të mos ketë asnjë lidhje me Shqipërinë që duam të ndërtojmë. Për ne rrugët me më shumë siguri janë prioritet madhor. Ndaj është e domosdoshme ta kuptojnë të gjithë. 

Kam dëgjuar shumë debate në lidhje me pse Policia Rrugore gjobit qytetarët dhe ndëshkon qytetarët për rripin e sigurimit. Pse tregohet kaq e ashpër? Të gjithë duhet ta kuptojnë vendosja e rripit të sigurimit për ne është një betejë që do ta fitojmë patjetër. 

Ndaj unë kam edhe një lutje për të gjithë qytetarët: të hipin në makinë dhe të vendosin rripin e sigurimit! Kjo është gjëja e parë që duhet të bëjnë!

Është kjo mënyra për të fituar këtë betejë e cila është një betejë tërësisht e vogël me mentalitetin e të shkuarës. 

Ne duhet ta mundim këtë betejë fillimisht në kokë dhe pastaj në rrugë. Të binden dhe e kam këtë lutje për qytetarët, të binden që të lidhin rripin e sigurimit. 

Shpëton jetë rripi i sigurimit dhe i bën rrugët tona shumë më të sigurta. Nëse gjatë viti 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh, nuk është pak është shifër shumë e lartë.

Ndaj do vijojmë edhe gjatë vitit 2017 për ta fituar betejën me qytetarët që duhet të lidhin rripin e sigurimit fillimisht në mentalitet dhe pastaj në rrugë. Ka një lutje për çdo qytetar që përdor makinën: Lidhni rripin e sigurimit, shpëtoni jetë!

Policia Rrugore do vazhdojë me masa sensibilizuese. Po mbi të gjitha do vazhdojmë me masa ndëshkuese. Ata që nuk janë bindur ende se duhet të lidhin rripin e sigurimit do ndëshkohen maksimalisht.  

Kjo është beteja jonë kryesore të cilën do e fitojmë patjetër. Në fund të këtij viti ne do themi me shumë krenari se një gjë e kemi bërë me siguri lidhur me përdoruesit e rrugës. Nuk do ketë më qytetarë që do përdornin makinën në Shqipëri që nuk do lidhin rripin e sigurimit. 

Qeveria po bën çdo gjë që ka mundësinë për të rritur standardin e sigurisë së rrugëve. Por, përpos kësaj që po bëjmë lidhur me sinjalistikën, lidhur me rrugët, lidhur me sigurinë     ne na duhet të bindim qytetarët, pse kemi një betejë që mund ta fitojmë bashkë pavarësisht qeverisë. 

Kemi një prioritet të cilin mund ta fitojmë bashkë, pavarësisht punës që bën çdo institucion. Dhe kjo është një betejë fare e thjeshtë. Në qoftë s’e ke një makinë, në qoftë se përdor rrugën: lidh rripin e sigurimit dhe pastaj përdor rrugën. Kjo është kaq e thjeshtë. Dhe unë besoj në vitin 2017 kjo duhet të hyjë te betejat që ne do e fitojmë patjetër. 

Ne duhet të harrojmë përfundimisht përdorues të rrugës me mjete të cilët në vitin 2017 nuk vënë akoma rripin e sigurimit. Kjo duhet t’i përkasë të kaluarës. 

Duket një betejë e vogël, por mjafton fakti që gjatë vitit 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh për të kuptuar sa e rëndësishme është kjo.       

Për ata që nuk vënë rripin e sigurimit në rrugë gjoba do jetë maksimale. Policia Rrugore ka marrë porosi të vendosë gjoba maksimale dhe asnjë tolerim, asnjë lëshim. Ata që nuk e kanë kuptuar ende se duhet patjetër të vendosin rripin e sigurimit e meritojnë të gjobiten maksimalisht. Në qoftë se duan të shpëtojnë lekët dhe gjobën të lidhin rripin e sigurimit dhe nuk i vë njeri gjobë” tha Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndante heroinë te shkolla ‘Partizani’ në Tiranë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari (Emri)
‘Volkswagen’ humb kontrollin dhe përfundon në krah të kundërt, humb jetën i riu shqiptar (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.012002944946289
array(1) { ["section"]=> string(107) "blici-rrugor-tahiri-prioriteti-kryesor-sensibilizimi-i-qytetareve-per-vendosjen-e-rripit-te-sigurimit-65895" }