‘Blid’ fshin artikullin për lobimin e 675 mijë dollarëve, Balla: Mediat shkruajnë për pandëshkueshmërinë. Basha gënjeu shqiptarët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:00 20-01-2020 ‘Blid’ fshin artikullin për lobimin e 675 mijë dollarëve, Balla: Mediat shkruajnë për pandëshkueshmërinë. Basha gënjeu shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD Taulant Balla në një deklaratë për media ka thënë se në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar për ngritjen e 2 komisioneve të posaçme të cilat janë kërkuar nga opozita, sakaq shtoi se gjatë sesionit të ri parlamentar do të përmirësohen shumë aspekte në legjislacionin shqiptar sa i përket ndërtimit. Sakaq ka folur edhe për artikulin që gazeta "BLID" shkroi për çështjen e lobimit rus të PD.

 “Në komisionin e Kryetarëve u diskutua për 2 komisione të posaçme. Është shumë e nevojshme që Kuvendi të shtojë një monitorim për zbatimin e ligjit për shpërblimin e të gjithë të përndjekurve politikë për mënyrën e marrjes së shpërblimit. Gjatë këtij sesioni parlamentar Kuvendi i Shqipërisë, sikurse diskutuam edhe gjatë konferencës së kryetarëve do të përmirësojë në shumë çështje, legjislacionin shqiptar për sa i përket ndërtimit për të garantuar sa më shumë siguri dhe sa më shumë kontroll të vijueshëm të garancisë së ndërtimit për t’i dalë përpara çdo lloj problematike sikurse mund të jenë evidentuar pas tërmetit të 26 nëntorit”, tha Balla.

Sakaq Balla ka folur edhe për shkrimin që gazeta prestigjoze gjermane “BLID” shkroi mbi lobimin e 675 mijë dollarëve nga PD, i cili u fshi një ditë më pas, pra sot.

Ai thotë se nuk ka një qëndrim për këtë veprim, ndërsa shton se për çështjen e lobimit rus në mediat e huaja flitet për pandëshkueshmërinë, duke iu referuar këtu pushimit të çështjes nga autoritetet shqiptare disa ditë më parë. “Gjykata i dha Bashës pandëshkueshmëri për një çëshje të që është e qartë si drita e diellit”, tha Balla ndër të tjera.

Deputeti i PS thotë se Basha duhet të shpjegojë se pse ndodhet në listat Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e quajtur kreun e PD si gënjeshtar para publikut.

“PS nuk ka asnjë qëndrim nëse është fshirë apo është lexuar sa është lexuar kush e ka lexuar një shkrim të caktuar në një media të caktuar. Janë pafund media që kanë shkruar për këtë, ‘mother jones’ etj, për një çështje që edhe tani nëse flasim po të futeni te DASH është e  publikuar kontrata.

Vëmendja e madhe në këtë çëshje është pandëshkueshmëria. Shumë media në botë kanë shkruar për këtë. Gjykata i dha Bashës pandëshkueshmëri për një çëshje të që është e qartë si drita e diellit.

Pozicioni im personal por jo vetëm, si një person që e kam ndjekur këtë çështje prej ditës së parë është që Basha ka gënjyer publikun shqiptar. I cili thoshte se këto lekë nuk janë paguar...

Këtë bëjani pyetje gazetës përkatëse. Unë do të postoj në fb tim çdo shkrim që vë gishtin në plagë. Është në nderin e PD jo të Bashës, PD të shpjegojë pse emri i saj ndodhet në listat  e departamentit amerikan të shtetit.

Nuk ka rëndësi e publikon një media apo  e hedh një media, ky është një fakt i regjistruar dhe publikuar nga një institucion zyrtar”, tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025666952133179
array(1) { ["section"]=> string(131) "blid-fshin-artikullin-per-lobimin-e-675-mije-dollareve-balla-mediat-shkruajne-per-pandeshkueshmerine-basha-genjeu-shqiptaret-192586" }