Blindohen zyrtarët shtetëror, makina, armë dhe masa të reja sigurie

Publikuar tek: politike, më 08:32 01-02-2018 Blindohen zyrtarët shtetëror, makina, armë dhe masa të reja sigurie

Qeveria ‘Rama 2’ ka planifikuar miratimin e 429 vendimeve dhe projektligje gjatë vitit 2018.

Përpos të tjerave, gjatë vitit 2018, është planifikuar edhe miratimi i një projektligji dhe 8 projektvendimeve, që synojnë rritjen e masave të sigurisë për personalitetet e larta shtetërore, por edhe zgjerimin e listës me funksionarët e lartë që do të merren nën ruajtje.

Nismat reflektohen në një vendim të Këshillit të Ministrave, i zbardhur nga Shqiptarja.com dhe që mban datën 24.1.2018. Njëri nga projektvendimet parashikon ngritjen e një instituti të posaçëm, i cili do të merret vetëm me formimin dhe kualifikimin e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon përgatitjen profesionale dhe fizike të punonjësve të këtij shërbimi, që do t’u besohet jeta e shtetarëve tanë. Po ashtu, është planifikuar miratimi i një tjetër projektvendimi për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të mbrohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Në listën e personaliteteve që do të ruhen, do të përfshihen edhe krerët e organeve të reja të drejtësisë si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme etj.

Në këtë kuadër, do të shtohen edhe objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë armatimin dhe mjetet teknike të posaçme për punonjësit që do të kujdesen për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore. Armët dhe mjetet do të jenë si ata të shërbimeve të vendeve homologe, që do të thotë ndryshim i armëve dhe mjeteve aktuale. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë automjetet e posaçme për transportin e personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon standardizimin e automjeteve të posaçme për transportin e zyrtarëve të lartë. Referuar vendimit të qeverisë, një tjetër projektvendim do të miratohet për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas dokumentit, të gjitha këto vendime do të miratohet brenda vitit 2018.

Personalitetet që ruhen nga garda

Ligji për Gardën e Republikës ka përcaktuar personalitetet e larta shtetërore që ruhen nga shërbimi i sigurisë. Aktualisht, garda ruan e mbron, presidentin, kryetarin e kuvendit, kryeministrin si dhe familjet e tyre. Garda mbron personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë. Po ashtu, ruan kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetarët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e SHISH-it, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Avokatin e Popullit, kryetarin e KQZ-së, kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Presidenti ruhet edhe katër vite të tjera pas mbarimit të mandatit, ndërsa kryeministri edhe tre vite të tjera. Gjithashtu, garda ruan banesat e të gjithë të lartpërmendurve si dhe institucionet shtetërore ku ushtrojnë detyrën.

9 nismat që do miratohen për ruajtjen e personaliteteve të larta

Projektligj për shërbimin e sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. (Përcaktimi me ligj të veçantë dhe të integruar i organizimit dhe funksionimit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë, i sistemit të gradave dhe të karrierës së punonjësve të këtij shërbimi, trajtimi i punonjësve të këtij shërbimi, trajnimet, kriteret për ecurinë në karrierë). Projektvendim për krijimin e institutit të formimit dhe kualifikimit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

(Përcaktimi i rregullave për krijimin dhe funksionimin e institutit të formimit dhe kualifikimit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore). Projektvendim për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. (Ky projektvendim synon përcaktimin e personaliteteve të larta shtetërore të tjera, që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore). Projektvendim për përcaktimin e objekteve dhe rezidencave që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. (Ky projektvendim synon të përcaktojë objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore, të ndryshme nga ato të përcaktuar me ligj).

Projektvendim për miratimin e uniformës dhe simboleve të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Projektvendim për përcaktimin e armatimit dhe mjeteve teknike të posaçme për punonjësit e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Projektvendim për përcaktimin e automjeteve të posaçme për transportin e Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Projektvendim për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Projektvendim për miratimin e Rregullores së Shërbimit të Sigurisë. (Përcaktimi i rregullave mbi etikën, disiplinën dhe trajtimin e personelit të Shërbimit të Sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore, sipas çështjeve që delegon ligji dhe në përputhje me parashikimet e projektligjit të ri për këtë shërbim).shqiptarja.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011246204376221
array(1) { ["section"]=> string(72) "blindohen-zyrtaret-shteteror-makina-arme-dhe-masa-te-reja-sigurie-108683" }