Pas kërcënimit nga Vladimir Gjuta, forcat RENEA kanë marrë në mbrojtje ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Krahas ministrit, burime nga Policia e Shtetit noftojnë se në mbrojtje është marrë edhe familja e ministrit Tahiri.
Gjithashtu mësohet se ministri Tahiri që prej marrjes së mesazhit kërcënues lëviz me makinë të blinduar.
Ende nuk dihet se sa do të jetë koha që familjarët e Tahirit do të mbahen në mbrojtje, ndërkohë që për vetë ministrin është kërkuar mbrojtje edhe pasi ai të lërë detyrën si ministër.