"Blini limonada për të shpëtuar një ëngjëll", 7-vjeçarja hap kioskë për të kuruar vëllain e vogël

Publikuar tek: bota, më 16:08 16-04-2015

Uzan është një 5-vjeçare e cila ka hapur një kioskë të vogël përpara shtëpisë së saj në Kanada në të cilën shet limonada të përgatitura nga vetë ajo.

Qëllimi “i punës” së saj është që të mbledhë para për të shëruar të vëllain e saj 7-vjeçar Nevad i cili është i sëmurë me sindromën “Angelman”. Në banketin e saj të vogël ku shiten limonadat ka shkruar edhe tabela në të cilat shkruan: “Kjo limonadë shërben për të paguar kurën mjekësore të një engjëlli të vogël”.

Me mijëra njerëz kanë blerë pijet e shijshme të 5-vjeçares me çmim 50 cent. Gjatë stinës së dimrit detyrimisht nuk mund të shesë pije të freskëta, por ajo nuk dekurajohet dhe i zëvendëson  pijet me çokollatë të ngrohtë. Verën e kaluar Uzan  ka shitur 25 mijë dollarë, ndërsa të dielën e kaluar një çift britanik i ka dhuruar asaj 20 mijë dollarë. Pas vajzës së tyre edhe familjarët kanë ngritur tre stenda të tjera pranë fshatit ku jetojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022828102111816
array(1) { ["section"]=> string(99) "blini-limonada-per-te-shpetuar-nje-engjell-7-vjecarja-hap-kioske-per-te-kuruar-vellain-e-vogel-8912" }