Blinte produkte me euro të falsifikuara, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 28-01-2021 Blinte produkte me euro të falsifikuara, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdorur kartmonedha të falsifikuara.

Në pranga ka rënë 25-vjeçari me iniciale E. N., nga Tepelena.

Postimi i plotë:

Përdorte kartmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, bie në prangat e policisë 25-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit:

E. N., 25 vjeç, banues në Mamaj, Tepelenë.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 25.01.2021, ka furnizuar me karburant automjetin tip “Opel” në një pikë karburanti në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe pagesën e ka bërë me një kartmonedhë 50 euro e dyshuar e falsifikuar.

Gjithashtu, në datë 26.01.2021, ky shtetas ka blerë produkte në një dyqan në Mallakastër me kartëmonedhë 50 euro të dyshuar të falsifikuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Opel” dhe dy kartmonedha 50 euro të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pastrim parash e grup kriminal, SPAK kërkon 21 vite burg për biznesmenët Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani
‘Cirku i Shkodrës’ me 50 vjeçarin që kërkohet nga SHBA; E mbajnë në burg jashtë afateve, pasi lirohet Policia e riarreston, Gjykata e ‘çon në shtëpi’ »
Article Logic
Execution time: 0.0118408203125
array(1) { ["section"]=> string(76) "blinte-produkte-me-euro-te-falsifikuara-arrestohet-25-vjecari-ne-fier-236707" }