Bllako inspekton punimet e ujësjellësit të Gramshit: Investim për të garantuar sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm për 14.600 banorë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:56 28-02-2020 Bllako inspekton punimet e ujësjellësit të Gramshit: Investim për të garantuar sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm për 14.600 banorë

Në Bashkinë Gramsh , kanë nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, investim i qeverisë shqiptare, që do të garantojë furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm, furnizimin me sasinë e kërkuar dhe cilësinë e ujit për afro 14.600 mijë banorë. 

Drejtori I Përgjithshëm i AKUM Alqi Bllako i shoqëruar nga Drejtori i UK Gramsh dhe përfaqësues të Bashkisë, kanë inspektuar punimet dhe janë njohur nga afër me ecurinë e tyre.

Drejtori Bllako vuri theksin në kërkesën për cilësi të lartë punimesh dhe ritëm të larta pune, që investimi të përfundojë brenda afateve. 

“Ne presim që investimi jo vetëm të rrisë perfomancën e ndërrmarrjes UK Gramsh por edhe shërbimin ndaj konsumatorit. Qeveria shqiptare sot vjen me një qasje të re në këtë sektor ku përmbyllja e projekteve të plota në infrastrukturë është domosdoshmëri. Në 30 vite janë mundësuar investime pjesore në këtë sektor, pa arritur të garantonim qëllimin final ndaj konsumatorit; shërbim me cilësi dhe standard dhe sot vetëm disa zona urbane arrijnë të aksesojnë 24 orë ujë të pijshëm në rubinetat e qytetarve” – nënvizoi Bllako

Ky investim i cili parashikohet të përmbyllet në Tetor 2020, adreson mbulimin e plotë të nevojave për sasinë dhe cilësine e ujit për popullatën, institucioneve arsimore dhe shëndetësore si dhe atyre inistutcioneve publike edhe gjatë periudhës së thatësirës. Ky invetim përfshin shtrim të linjës së re të brenshme rreth 17.5 km; Rikonstruksion i depos ekzistuese 2000m3 dhe 2 dhomave të manovrimit dhe dhomës së klorinimit dhe do të prekë drejtëpërdrejtë qytetin e gramshit, Lagjen Agjencia si dhe zonat përreth Çekin, Trashovicë, Pishaj dhe Koçaj. Investimet në rrjetin e brendshëm të Gramshit datojnë nga viti 1987

Gramshi është një nga zonat më të pasura në burime ujore në vend , të cilat konsiderohen si pasuri e madhe potenciale për zhvillimin e metejshëm të industrisë energjitike

Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm në zonat urbane përmes modernizimit të infrastrukturës së ujësjellësit në 61 Bashki të vendit është ambicia e qeverisë shqiptare e cila me projektet e parashikuara deri në vitin 2021 synon të garantojë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit.

2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

0000000000000.jpg

111111111111111111111111.jpg

11_copy.jpg

8.jpg

7.jpg

6_copy.jpg

4_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

3_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010759115219116
array(1) { ["section"]=> string(140) "bllako-inspekton-punimet-e-ujesjellesit-te-gramshit-investim-per-te-garantuar-sasine-dhe-cilesine-e-ujit-te-pijshem-per-14-600-banore-196784" }