BLLOFI I PROKURORISË me të arrestuarit e TËRMETIT, flet avokati që u përball në seancë: Përgjegjës ka por u ndaluan personat e gabuar! Si bënë show dhe degraduan procesin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 18-01-2020 BLLOFI I PROKURORISË me të arrestuarit e TËRMETIT, flet avokati që u përball në seancë: Përgjegjës ka por u ndaluan personat e gabuar! Si bënë show dhe degraduan procesin Avokati Mece- prokurorja Imeraj-drejtori i policise Jaupaj

Nga Anta Muçaku për newsbomb.al

Prokuroria për të disatën herë 'hedh në erë' hetime me rëndësi jetike për drejtësinë shqiptare.

Këtë herë me një dosje të rëndë, atë të tërmetit të 26 nëntorit, shkruan newsbomb.al.

Prokuroria e Tiranës, i kapi në 'befasi' të gjithë katër ditë më parë kur, me bujë të madhe informoi se kishte ndaluar 40 persona, mes të cilëve zyrtarë dhe ish-zyrtarë, si përgjegjës për pasojat e tërmetit katastrofik.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj së bashku me drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dolën me nxitim të madh për të bërë 'LAJM' por sot dështuan përballë të gjithë opinionit publik që priste më kot drejtësi.

Gjyqtarja e Tiranës, Vjollca Spahiu, i liroi një nga një të gjithë të ndaluarit, dhe si e "zënë ngushtë" përballë gjithë presionit mediatik dhe atij publik, mbajti në burg, 'sa për sy e faqe' 7 prej të ndaluarve, të cilët me gjasë, ashtu si 24 të tjerët, do të lirohen në seancën e rradhës.

Kjo për faktin se Prokuroria, mesa duket kishte shkuar në sallë me 'lajmin e portaleve' dhe jo me një dosje të 'kopsitur' që do të vinte përballë përgjegjësisë personat, realisht përgjegjës.

Newsbomb.al, foli me avokatin Vladimir Meçe lidhur me atë ç'ka ndodhi në seancë dhe gjithë bllofin e prokurorisë.

Meçe e cilësoi të gjithën një "show" ndërsa tha se persona përgjegjës për tërmetin ka por ata që u ndaluan "nuk ishin të duhurit".

Intervista:

Newsbomb: Avokat, ju ishit i pranishëm në seancë... Si ju duk i gjithë procesi?

Avokati: Sa i takon procesit ka qenë një proces i paligjshëm me ndalime të paligjshme. Ndalimet  u ndoqën nga prokuroria në mënyrë selektive pa parë dëmet e tjera të shkaktuara dhe më pas mënyra se si u realizuan ndalimet, pa studiuar, pa individualizuar përgjegjësinë e secilit.

Nuk është e pranueshme në kushtet kur ne kërkojmë një drejtësi të pavaruar, jashtë interesave politike sepse ishin selektive, dhe komunat rreth Tiranës që ishin objekt i këtij procesi.

Bëhet fjalë për dëmtime që i ka shkaktuar tërmeti dhe ndoshta ka persona përgjegjës por në kushtet kur janë thjesht dëme materiale dhe veprimet e kryera nga këta individë datojnë opara 12 vitesh, ligji nuk lejon procedimin penal sepse ekziston instituti i parashkrimit i cili për këto vepra penale, dispozita parashikon se, me kalimin e 10 viteve, nuk mund të fillojë ndjekja penale.

Newsbomb: Po vendimin e gjykatës që liroi 24 persona dhe la në burg vetëm 7 prej tyre, mes të cilëve edhe dy ish zyrtarët, si e cilësoni?

Avokati: Sa i takon vendimit të gjykatës, mendoj që gjykata më shumë respektoi parimin e oportunitetit se atë të ligjshmërisë. Gjeti një rrugë të mesme për mos nxjerrë bllof prokurorinë në këtë aksion të saj. Si qyetatar edhe unë jam që duhet të ndëshkohen personat përgjegjës por nuk është vetëm ndëshkimi penal ai që u zgjidh hall njerëzve të dëmtuar nga tërmeti, mund të zgjidhet në rrugë të tjera, në rrugë civile. Gjithmonë aty ku nuk ka viktima, dhe ky është rasti kur s'kemi viktima se në të kundërt do kishim të bënim me vrasje, vrasje indirekte që është një vepër penale dhe në atë rast mund të operohet me arrestime. Në rastin në fjalë kishim të bëjmë me një shoë publik ku prokuroria luajti rolin e protagonistit.

Newsbomb: Avokat, sa i takon mënyrës së arrestimeve, cilat janë kundërshtimet tuaja?

Avokati: Në përgjithësi ka patur parregullsi të dukshme në veprimet e prokurorisë e cila nuk është thelluar as në individualizimin e përgjegjësisë së individëve, nuk ka marrë dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar përgjegjësinë e gjithsecilit dhe nëse do kishte realizuar me profesionalizëm detyrat e saj prokuroria nuk do kishte arritur në kryerjen e veprimeve të tilla sic është ndalimi i një mase të madhe njerëzish duke u shkaktuar edhe atyre probelme.

Newsbomb: Pra ju po thoni se nëse do kishim një hetim të thelluar dhe një 'dosje të kopsitur' sot do kishim persona vërtet përgjegjës?

Avokati: Mund të kishte përgjegjës pasi unë kam dëgjuar që ka patur shkolla të dëmtuara në Tiranë e rrethina, ndërtuar së fundmi që mund të ishin brenda afatit të parashkrimit, ndërsa objeketet e përzgjedhura ishin përtej 10-vjeçarit.

Nuk është se nuk ka përgjegjës për ndërtimet në tërësinë e tyre, por këta të përzgjedhur nuk ishin të duhurit.

Dhe unë mund të them që të gjithë avokatët realizuan mbrojtjen e tyre me profesionalizëm 

Newsbomb: A mund të quhet ky një dështimi i rradhës nga ana e prokurorisë?

Avokati: Nuk do doja të pranoja që prokuroria ka vepruar me ndërgjegje sepse pastaj do ndodheshim përballë një hetimi tjetër, të veprimeve arbitrare që janë dispozita ligjore që i parashikon kodi ynë penal.

Dhe si çdo qytetar edhe prokurori në kushtet kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, duhet ti frikësohet ligjit në kuptimin që ta respektojë e mos e shkelë sidomos kur është fjala për probleme që lidhen me lirinë dhe te drejtat e qytetarit.

Do thoja që kjo mënyrë të operauari degradon në tërësi procesin e personave përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga tërmeti apo probleme të tjera që duhet të evidentohen për të parandaluar pasoja të kësaj natyre në të ardhmen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072190761566162
array(1) { ["section"]=> string(174) "bllofi-i-prokurorise-me-te-arrestuarit-e-termetit-flet-avokati-qe-u-perball-ne-seance-pergjegjes-ka-por-u-ndaluan-personat-e-gabuar-si-bene-show-dhe-degraguan-procesin-192438" }