‘Bllokimi i 1.2 ton kanabis me vlerë 6 mln euro’, flet shqiptari i arrestuar: I dija cigare. Kur e kuptova... (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 19:53 26-10-2020 ‘Bllokimi i 1.2 ton kanabis me vlerë 6 mln euro’, flet shqiptari i arrestuar: I dija cigare. Kur e kuptova... (VIDEO) Droga e sekuestruar

Autoritetet greke kanë “zbërthyer” një prej shqiptarëve të arrestuar në lidhje me ngjarjen e dy javëve më parë, ku u kapën 1.2 ton kanabis me vlerë 6 mln euro, të cilat po shkonin nga Shqipëria në Greqi.

26-vjeçari A.V, pranon vetëm akuzën se ka hyrë ilegalisht në Greqi. Ai thotë se mendonte se po kontrabandonte cigare dhe jo drogë. Ai rrëfen se kur e ka kuptuar është konfliktuar me kapitenin e skafit dhe bashkë me shqiptarin tjetër janë larguar derisa janë arrestuar nga Policia greke.

“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës”, tha shqiptari.

Skafi i shqiptarëve u pikas në Gythio nga një patrullë. Disa ditë më pas ky skaf u gjet gjysmë i mbytur teksa droga e vendosur në 20 çanta udhëtimi dhe tetë pako kapte sasinë e 1.2 ton drogë me vlerë 6 mln euro. Operacioni përfundoi më 13 tetor me arrestimin e dy shqiptarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15 viktima, Maqedonia e Veriut nën ‘presionin’ e Covid-19 (Bilanci tragjik)
Kryetari i Komunës shqiptare ngre alarmin: Do përballemi me një krizë shëndetësore nga Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.01102089881897
array(1) { ["section"]=> string(114) "bllokimi-i-1-2-ton-kanabis-me-vlere-6-mln-euro-flet-shqiptari-i-arrestuar-i-dija-cigare-kur-e-kuptova-video-225260" }