Bllokimi i akseve nga opozita, Veliaj: Këto ekskursione janë të kota, shoqëria jonë do ta harrojë ’97

Publikuar tek: aktualitet, më 21:57 25-04-2019 Bllokimi i akseve nga opozita, Veliaj: Këto ekskursione janë të kota, shoqëria jonë do ta harrojë ’97

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në ABC Neës ka komentuar protestën e sotme të opozitës.

Ai është e ka krahasuar protestën me djegie gomash me eskursionet.  

Ndër të tjera Veliaj ka pohuar se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor, ndërsa e cilësoi vendimin e PD dhe të LSI si tentativë për të shpëtuar nga humbja e radhës.

‘Unë e kam thënë që këto ekskursionet në Tiranë me djegie gomash është i kotë, shoqëria jonë do ta harrojë ’97, ndaj këta politikanë që shpresojnë për një ’97 tjetër nuk do arrijnë gjëkundi. Nuk ka më njerëz që luftojnë më për partitë. Pyetja që unë kam për shqiptarët është: A do luftoni për fëmijët tuaj apo të Lulit, se Luli i ka holandezë. Nishani i bëri austriakë. Nëse kanë ofertë për zgjedhjet, le të futen dhe të provojnë. Le të marrim një shembull, nëse Juli Xhokaxhi nuk do vi një ditë të japë lajmet, nuk do dalësh t’i japësh as ti? Në korrik duam apo nuk duam ne, fëmijët duhet të marrin qumësht në kopsht, duhet të ndërtohen shkolla të reja, duhet të pastrohet ky qytet dhe unë nuk i shmangem detyrës sime.

‘Nuk më rezulton të kërkojnë shtyrje këta të larguarit. Nëse disa parti nuk duan të marrin pjesë, ndërsa 40 parti janë regjistruar, është problemi i tyre që nuk futen në zgjedhje. Nëse dikush do të bllokojë zgjedhjet, ka ligje ky vend, dënohet me burg deri në 7 vjet në mos gaboj. Ky shtet ka ligje dhe ka rregulla. Kjo është një sjellje fëminore dhe më vjen keq, por unë refuzoj ti hap rrugë budallait. Në Tiranë ne do të kemi një pjesëmarrje masive në zgjedhje. Po të shohësh ato parti të regjistruara, shumica janë të djathta. Pra mos të më thonë mos mbill pemë, mos ço qumësht në kopsht, më vjen keq, por unë nuk e bëj dot sepse këta nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje. Për sa kohë SHBA dhe BE thonë që kjo qeveri është legjitime, do vazhdoj të punoj me qeverinë e Edi Ramës sepse e kam më mirë ta kem mirë me europianët dhe amerikanët sesa me këta’, tha Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069730281829834
array(1) { ["section"]=> string(104) "bllokimi-i-akseve-nga-opozita-veliaj-keto-ekskursione-jane-te-kota-shoqeria-jone-do-ta-harroje-97-161872" }