Bllokimi i anije-cisternës me naftë nga marinsat mbretërorë, Irani thërret 'për shpjegime' ambasadorin e Britanisë

Publikuar tek: bota, më 19:57 04-07-2019 Bllokimi i anije-cisternës me naftë nga marinsat mbretërorë, Irani thërret 'për shpjegime' ambasadorin e Britanisë

Irani zyrtar ka thirrur ambasadorin britanik në Teheran, Robert Macaire për t'u ankuar për atë që thotë se është konfiskimi ilegal i një anijeje iraniane me naftë.

Marinsat Mbretëror Britanikë ndihmuan autoritetet në Gjibraltar të kapnin anijen për shkak të dyshimeve se po shkonte në Siri e ngarkuar me naftë bruto në shkelje të sanksioneve të BE.

Ministri i Jashtëm spanjoll tha se konfiskimi i anijes  'Grace 1' ishte me kërkesë të SHBA-ve, ndërkohë që një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha se bllokimi i cisternës së saj ishte i paligjshëm.

Autoritetet portuale të Gjibraltarit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit arrestuan drejtuesin e anijes-cisternë bashkë me ngarkesën sot në mëngjes me ndihmën e marinsave.

BBC raporton se një ekip prej rreth 30 marinash, me 42 komando, kanë fluturuar nga Mbretëria e Bashkuar në Gjibraltar për ndihmë, me kërkesë të qeverisë së Gjibraltarit.

Ekipi hipi në anijen me flamur të Panamasë nga helikopteri duke përdorur litarët dhe gjatë aksionit nuk pati asnjë shkëmbim zjarri apo rezistencë.

Pavarësisht kësaj, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit Abbas Mousavi u citua më vonë në televizionin shtetëror iranian të ketë thënë se ambasadori i Britanisë së Madhe në Teheran, Robert Macaire, ishte thirrur për 'konfiskimin e paligjshëm' të cisternës. /NEWSBOMB.AL

_107746369_marines1.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013633966445923
array(1) { ["section"]=> string(118) "bllokimi-i-anije-cisternes-me-nafte-nga-marinsat-mbreterore-irani-therret-per-shpjegime-ambasadorin-e-britanise-171142" }