Pika kufitare e Kakavijës në Gjirokastër që prej mesnatës është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos në tokën shqiptare.
Pala greke ka kthyer mbrapsht të gjithë udhëtarët, me pretendimin se ka probleme në sistemin kompjuterik. Mësohet se kufiri është lejuar të kalohet vetëm për ata që ishin të pajisur me dokumente greke dhe ata që i përkisnin zonës Shengen.
Kjo situatë ka alarmuar edhe ministrinë e Punëve të Jashtme. Për këtë, ministri Ditmir Bushati është nisur me urgjencë drejt pikës kufitare, për të parë nga afër situatën e krijuar dhe për t’i dhënë zgjidhje kësaj situatë, që ka shkaktuar irritimin e qindra qytetarëve që presin në radhë.