Bllokimi i fondeve të bashkisë, Bardh Spahia paralajmëron Ramën: Mos e provoko Shkodrën

Publikuar tek: politike, më 21:59 20-08-2019 Bllokimi i fondeve të bashkisë, Bardh Spahia paralajmëron Ramën: Mos e provoko Shkodrën Ish-deputeti i PD per Shkodren Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të mos provokojë shkodranët.

Reagimi i Spahisë vjen pas kërkesë së kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi ndaj Ministrisë së Financave, për zhbllokimin e fondeve për bashkinë që ajo drejton. Bardh Spahia shkruan se Rama nuk priti as 24 orë pa nxjerr në pah mllefin që ka sipas tij që nuk ka kapur ende Shkodrën, si gjithë bashkitë e tjera.

‘A do pranoje 5%-shi te haje bar per partine? E sigurt eshte se 85% e shkodraneve nuk do e pranojne! Prandaj Edi Rama leri provokimet! Sherbimet ndaj qytetareve jane nje detyrim kushtetues, e per to paguajne taksa, jo te ardhurat e Surrelit qe i menaxhon si te duash! Turp’, shkruan ndër të tjera ish-deputeti i PD.

REAGIMI I PLOTË:

MOS E PROVOKO SHKODREN EDI RAMA!

Nuk priti as 24 ore, pa e nxjerre ne pah mllefin politik, qe ende nuk e ka kapur Shkodren si bashkite e tjera, natyrisht per shkak se perzgjedh kriminele per te perfaqesuar qeverisjen e vet.

Me urdher politik e pa nje reference ligjore Ministria e Financave bllokon permes deges se thesarit procedurat e likuidimit per fondet dhe investimet e bashkise Shkoder. 11 vjet ne krye te bashkise Tirane, Edi Rama e ka te qarte se nuk po bllokon Voltana Ademin por vec u heq sherbimet qytetareve te bashkise Shkoder. Mllefi qe e katandisen ne 5% pjesemarrje eshte aq i madh sa te sakrifikoje edhe qytetaret e 5 %-it qe i votuan kandidatin e inkriminuar.

Socialistet e Shkodres po e kane te qarte qe per Ramen, jane thjesht numra ne funksion te karriges se tij, e jo banore te nje qyteti qe kryeministri ilegjitim u mburr se e ka prioritet. A do pranoje 5%-shi te haje bar per partine? E sigurt eshte se 85% e shkodraneve nuk do e pranojne! Prandaj Edi Rama leri provokimet! Sherbimet ndaj qytetareve jane nje detyrim kushtetues, e per to paguajne taksa, jo te ardhurat e Surrelit qe i menaxhon si te duash! Turp

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071430206298828
array(1) { ["section"]=> string(92) "bllokimi-i-fondeve-te-bashkise-bardh-spahia-paralajmeron-ramen-mos-e-provoko-shkodren-175895" }