Bllokimi i pasaportës së Saimir Tahirit, avokati apelon vendimin

Publikuar tek: barometri, më 08:24 19-12-2017 Bllokimi i pasaportës së Saimir Tahirit, avokati apelon vendimin

Avokati i i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit, Maks Haxhia ka apeluar vendimin për cështjen e bllokimit të pasaportës së Tahirit.

Avokati Tahirit ka apeluar vendimin te Krimet e Rënda. Bashkangjitur apelimit, avokati kërkon dhe shfuqizimin e vendimit për bllokimin e pasaportës.

Sakaq, në Katania janë mbyllur hetimet për cështjen e Saimir Tahirit.

Bllokimi pasaportës së Tahirit u bë për shkak të hetimeve mbi bandën e Habilajve dhe dyshimet për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Maks Haxhia ka reaguar edhe më parë për këtë çështje duke e cilësuar vendimin absurd dhe të pabazuar në prova.

Sipas tij, çeshtjen do ta dërgojë në Apel, pasi la  të nënkuptohet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë këtë vendim nën presion.

 “Do ta çojmë cëshjtjen në Apel, pasi ishim të bindur që kjo gjykatë do të të vendoste kështu. GJykata e Krimeve të rënda është kthyer në notere të kërkesave të prokurorisë”, është avokati i Tahirit, Maksim Haxhia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025829076766968
array(1) { ["section"]=> string(70) "bllokimi-i-pasaportes-se-saimir-tahirit-avokati-apelon-vendimin-103591" }