Bllokimi i rrugës në Llogara, policia APEL shoferëve: Shmangeni këtë aks

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 12-11-2019 Bllokimi i rrugës në Llogara, policia APEL shoferëve: Shmangeni këtë aks

Policia e Shtetit i bën thirrje shoferëve të mos kalojnë nga aksi rrugor në Llogara, pasi ky aks është izoluar për shkak të motit të keq.

Blutë bëjën me dije se po punojnë për largimin e pemëve që kanë bllokuar qarkullimin dhe janë në gatishmëri për t’I ardhur në ndihmë shoferëve që kanë ngecur gjatë kësaj rruge.

Kujtojmë se motii keq ka shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe shtyllave elektrike, duke lënë pa drita disa zona të Vlorës dhe duke bllokuar banorët e Llogarasë.

Ndërkohë po punohet për normalizimin e situatës.

Vlorë/ Njoftimi i policisë:

Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t'u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera.

#FaleminderitPërMirëkuptimin! #PoliciaRrugoreNëGatishmëri

74227292_2576031219349900_2294987148660572160_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019288063049316
array(1) { ["section"]=> string(77) "bllokimi-i-rruges-ne-llogara-policia-apel-shofereve-shmangeni-kete-aks-185609" }