Bllokimi nga SHBA dhe ndërprerja e Vettingut, Berisha flet për Adriatik Llallën

Publikuar tek: politike, më 00:16 21-02-2018 Bllokimi nga SHBA dhe ndërprerja e Vettingut, Berisha flet për Adriatik Llallën

Ish kryeministri Sali Berisha shprehet se nuk i di aferat e Adriatik Lllallës që kanë çuar në marrjen e vendimit nga Departamenti amerikan i Shtetit për ta shpallur “non-grata”.

I ftuar në “Studio e Hapur”, Berisha ka deklaruar se neni për heqjen e Vettingut është i gabuar dhe sipas tij Kushtetuta ka bërë amnisti për ata që kanë vjedhur dhe kanë bërë akte korruptive.

Si e komentoni vendimin e SHBA për Adriatik Llallën?

Vendimin e sekretarit Tillerson… natyrisht komentin kryesor duhet ta bëjë Adriatik Llalla. Për të ai vendim është i marrë, unë s’mund të them kur nuk di aferat për të cilat është marrë.

Si ish-kreu i organit të akuzës dhe ish-kreu i ILDKP a duhet t’i nënshtrohet Llalla vettingut?

Absolutisht unë e quaj veprim të gabuar nenin e heqjes së vettingut. Ai është një pragmatizëm i diktuar nga të huajt por jo i ndershëm. Në qoftë se unë kam shkelur, kam krijuar akte korruptive, kam gëzuar pasuri të paligjshme unë nuk duhet t’i gëzoj. Por Kushtetuta ka bërë një amnisti. E ka ndaluar Kushtetuta vettingun. Gjykatësi dhe prokurori që tërhiqet nga detyra ndërpritet vettingu.

Çdo vendim i Kushtetueses është normë kushtetuese.

Nëse ka të dhëna për çdo njeri Prokuroria duhet të nisë hetimin, jo pse refuzoi. Unë nuk do isha dakord me ndërprerje vettingu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023643970489502
array(1) { ["section"]=> string(85) "bllokimi-nga-shba-dhe-nderprerja-e-vettingut-berisha-flet-per-adriatik-llallen-110922" }