Bllokohen 3000 kubikë “kanabis sativa”, arratiset shoferi i furgonit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:17 17-06-2015 Bllokohen 3000 kubikë “kanabis sativa”, arratiset shoferi i furgonit

Një furgon me 3000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike të dyshuar si kanabis sativa është bllokuar  nga policia e Elbasanit, që po udhëtonte drejt fshatit Shtëpanjë të Komunës Gostimë. Pas marrjes së informacioneve  policia është vënë në ndjekje të furgonit, por shoferi e ka braktisur mjetin duke përfituar nga errësira dhe zona e pyllëzuar.

Furgoni është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e dyshuar bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Pas verifikimeve të policisë, rezulton se automjeti është vjedhur në qytetin e Fierit më 30 shtator të vitit 2014.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Siguria gjatë zgjedhjeve, policia kalon në shërbim të përforcuar 12 orë
Qazim Sejdini: Video po shfrytëzohet politikisht, është regjistruar vitin e kaluar »
Article Logic
Execution time: 0.011373996734619
array(1) { ["section"]=> string(71) "bllokohen-3000-kubike-kanabis-sativa-arratiset-shoferi-i-furgonit-13835" }