Bllokohen 5 orë në teleferik, shikoni operacionin spektakolar të zjarrfikësve (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:22 31-07-2017 Bllokohen 5 orë në teleferik, shikoni operacionin spektakolar të zjarrfikësve (VIDEO)

Në qytetin e Këln në Gjermani, 76 persona kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në 32 kabinat e një teleferiku që kalon mbi lumin Reno.

Incidenti, i ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15.30 thuhet se është shkaktuar nga një problem teknik në një prej kabinave.

Shpëtimi i personave të bllokuar në kabina ka zgjatur rreth 5 orë dhe në të janë përfshirë rreth 100 forca zjarrfikëse. 32 kabinat janë evakuuar duke u përdorur teknika të ndryshme.

Ata që kishin mbetur të varur mbi lumë janë shpëtuar me litarë, të tjerët që ndodheshin në zonën e urës Zoobruecke janë shpëtuar me shkallë të tjera lëvizëse.

Shihni operacionin e shpëtimit që ngjan me një skenë filmi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me armë në qytetin turistik, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur, mes tyre gruaja e aktorit të njohur turk
Makina fluturon mbi spektatorët, shpëtojnë mrekullisht pa asnjë gërvishtje (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011337041854858
array(1) { ["section"]=> string(88) "bllokohen-5-ore-ne-teleferik-shikoni-operacionin-spektakolar-te-zjarrfikesve-video-87870" }