BLLOKOHEN 7 hotele e restorante të njohura (Aksion nga Tirana te Gjiri i Lalzit, Spille, Pogradec, Dardhë e Voskopojë! PRONARËT- EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:58 06-08-2018 BLLOKOHEN 7 hotele e restorante të njohura (Aksion nga Tirana te Gjiri i Lalzit, Spille, Pogradec, Dardhë e Voskopojë! PRONARËT- EMRAT) Nje nga subjektet e bllokuara

Aksion nga drejtoria e Tatimeve në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

 

Strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie, kanë konstatuar subjekte që nuk kanë qenë të regjistruara në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon për shitjet e kryera.

Më konkretisht, u morën masat, si më poshtë vijojnë:

- Për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Osman Friza, me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Pizza Garden Hallall, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin bar restorant “Kristal”, me vendndodhje Tushemisht, Pogradec, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Elton Mitaçe, me vendndodhje Korçë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Arben Shparthi, me vendndodhje Pirg, Korçë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mimoza Hoxhallari, me vendndodhje Korçë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të cilët ushtrojnë aktivitet ekonomik të vetëpërmbushin me korrektësi detyrimet ligjore, në mënyrë që të garantohet konkrurrenca e ndershme dhe të reduktohet informaliteti.

38645794_2147327878839884_7535326456461656064_n.jpg

38600162_2147327988839873_1571114099327107072_n.jpg

38524601_2147328092173196_3673045839581806592_n.jpg

38624461_2147328148839857_14235140821614592_n.jpg

38528544_2147328272173178_7150649566021287936_n.jpg

38511398_2147328422173163_4852741328498327552_n.jpg


Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034089088439941
array(1) { ["section"]=> string(135) "bllokohen-7-hotele-e-restorante-te-njohura-aksion-nga-tirana-te-gjiri-i-lalzit-spille-pogradec-dardhe-e-voskopoje-pronaret-emrat-130291" }