7 persona kanë mbetur të bllokuar gjatë natës së mbrëmshme në malin e Dajtit në Tiranë.
Shkak është bërë niveli i lartë i borës në rrugë. Mësohet se dy taksi janë thirrur për të marrë 12 persona , por 5 prej tyre kanë zbritur me një makinë të madhe, ndërsa 7 të tjerët që do të ktheheshin me taksi u bllokuan rrugës nga bora e madhe.
Qytetarët kanë kërkuar ndihmë pranë tv news 24, për ndërhyrjen e autoriteteve, pasi kanë mbetur të bllokuar aty që prej natës së mbrëmshme.