Bllokohen në Itali 14 ton mbeturina elektronike nga Norvegjia, do hynin në Shqipëri

Publikuar tek: bota, më 19:53 07-07-2020 Bllokohen në Itali 14 ton mbeturina elektronike nga Norvegjia, do hynin në Shqipëri Policia italiane, foto ilustruese

Një kamion i ngarkuar me pajisje elektrike shtëpiake dhe elektronike të ndryshme është bllokuar në portin e Barit në Itali, gjatë tentativës për të hyrë në vendin tonë.

Sipas autoriteteve italiane, rreth 14 ton pajisje elektronike si soba, frigoriferë, televizorë, furra dhe pjatalarëse ishin ngarkuar në një kamion me targa maqedonase që kishte për destinacion Shqipërinë përmes portit të Durrësit.

Ngarkesa që vinte nga Norvegjia u konstatua se në fakt ishte “mbeturina të pajisjeve elektrike dhe elektronike” dhe jo pajisje të ripërdorueshme siç ishte deklaruar. Gjithashu, ngarkesa nuk ishte e shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009904146194458
array(1) { ["section"]=> string(89) "bllokohen-ne-itali-14-ton-mbeturina-elektronike-nga-norvegjia-do-hynin-ne-shqiperi-213165" }