Bllokohen në Vlorë 2130 kg mish pule me salmonelë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 12-12-2019 Bllokohen në Vlorë 2130 kg mish pule me salmonelë Mishi i pulës i bllokuar në Vlorë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka bllokuar një sasi prej 2130 kilogram mish pule me salmonelë.

Mishi i pulës ishte importuar nga Polonia, ndërsa nuk bëhet me dije se cili subjekt tregtar ka kryer importin.

Sipas njoftimit të AKU-së mishi i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë salmonele.

Pas konstatimit trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

Njoftimi i plotë i AKU:

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser.

Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.

Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dvorani publikoi videon e deklaratës, 'kërcënon' Presidenca: Kujdes me këto VIDEOT se po dolën ato të tjerat, aq e pate
Dosja e Bashës mbërrin në gjykatë: Bien akuzat për “lobimin rus”, për se akuzohet dhe sa rrezikon kryedemokrati »
Article Logic
Execution time: 0.011260986328125
array(1) { ["section"]=> string(56) "bllokohen-ne-vlore-2130-kg-mish-pule-me-salmonele-189215" }