Një familje me 10 anëtarë në fshatin Çermë e Sipërme në Divjakë u bllokua nga uji si pasojë e reshjeve intesive që kanë përfshirë vendin.
Sakaq, familja është evakuar nga efektivët e policisë së Divjakës.
Policia bën me dije se falë ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe administratën e zonave të mbrojtura, u bë e mundur që në fshatin Çermë e Sipërme, të evakuohej familja prej 10 anëtarësh, dhe dërgimi i tyre në një ambient të sigurt.
Gjithashtu u evakuan edhe bagëtia dhe gjëja e gjallë e kësaj shtëpie.