Bllokohen rrugët në dalje të Tiranës, të pranishëm Forcat e Armatosura, zjarrëfikëset, ç’po ndodh?

Publikuar tek: aktualitet, më 07:17 23-05-2017 Bllokohen rrugët në dalje të Tiranës, të pranishëm Forcat e Armatosura, zjarrëfikëset, ç’po ndodh? foto ilustruese

 Për rreth 2 orë disa rrugë të kryeqytetit nuk do të jenë funksionale tërësisht.

Shkak do të jëtë një stërvitje e përbashkët kundër incidentit me lëndë kimike e të gjitha strukturave policore, në bashkëpunim me shpërbimet e urgjencës në Tiranë. Njoftimi është bërë nga ministria e Brendshme, ndërsa stërvistja nis nga ora 09.00 e mëngjesit deri në orën 11.00 pranë aeroportit Nene Tereza.

“Për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar – Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje”, thuhet në njoftimin e MB.

NJOFTIMI I PLOTË

Stërvitje për reagimin e përbashkët kundër incidentit me lëndë kimike Reagimi i Strukturave të Përgjigjes së Parë në Incidentet që shkaktohen nga lëndët kimike do të jetë qëllimi i stërvitjes që do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, pranë MPB. Stërvitja do të zhvillohet në datë 23 maj nga ora 10.00 pranë aeroportit Nene Tereza.

Kjo stërvitje do të mbahet në kuadër të projektit të Bashkimit Europian ‘’EuropeAid’’. Në të do të marrin pjesë forcat zjarrfikëse të shërbimit vendor të bashkisë Tiranë, njësi të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Rendit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Njësi të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës, mjete nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë, Njësi speciale nga forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes ,forca dhe mjete nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile si dhe studentë dhe pedagogë.

Gjatë stërvitjes do të testohen aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjijke, radioaktive dhe nukleare. Gjithashtu synohet të forcohet edhe bashkëpunimi dhe ndërveprimi midis strukturave dhe njësive operacionale të institucioneve në nivele kombëtar, qarku dhe bashkie, duke përfshirë forca dhe mjete nga Drejtoritë e MPB, MM, MSH, MMJ, Bashkisë të Tiranës dhe forcave vullnetare. Stërvitja do të monitorohet nga një ekip i Konsorciumit Rajonal të Mekanizimit Europian i Mbrojtjes Civile.

Njoftojmë të gjithë qytetarët se për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar – Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali me laboratorët privatë në Shqipëri, të sëmurin e nxjerrin shëndoshë
Sulmi terrorist në Manchester, reagon presidenti Nushani: Dënoj aktin, terrorizmi nuk i gjunjëzon dot vendet e lira »
Article Logic
Execution time: 0.01180100440979
array(1) { ["section"]=> string(100) "bllokohen-rruget-ne-dalje-te-tiranes-te-pranishem-forcat-e-armatosura-zjarrefikeset-c-po-ndodh-79618" }