Dibra po përballet me vështirësi në qarkullim nga reshjet e dendura të dëborës dhe era e fuqishme, e cila vështirëson akoma më shumë lëvizjen e mjeteve.
Disa automjete në aksin Maqëllarë - Urë e Topojanit prej orësh kanë mbetur të izoluara edhe pse po punohet për zhbllokimin e rrugës.
Sipas raportimeve bora në rrugën nacionale ka arritur mbi një metër. Të bllokuar kanë mbetur edhe të sëmurë të cilët po transportoheshin për në spital.
Aktualisht temperaturat në zonën e Peshkopisë arrijnë deri në -10o.
FOTO NGA PESHKOPIA BRENDA 24 ORËVE: