Bllokohet aksi rrugor Elbasan-Gramsh

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 02-02-2015 Bllokohet aksi rrugor Elbasan-Gramsh

Aksi rrugor Elbasan-Gramsh është bërë i pakalueshëm nga automjetet që prej dy ditësh. Shkak i këtij bllokimi është bërë dalja nga shtrati i lumit Devoll, në disa pjesë të aksit.

Tërësisht e pakalueshme është bërë pjesa e rrugës ku shtrati i lumit është ngushtuar dhe nga diga e dikurshme e hecit të banjës, si pasoj i këtij ngushtimi uji i lumit mblidhet ne forme liqeni, sa herë që prurjet shtohen, sepse porta e vetme shkarkuese e digës nuk e ka kapacitetin e shkarkimit në përputhje me prurjet.

Ky problem vjen thuajse çdo vit, sa herë që shirat e dimrit shtojnë intesitetin. E vetmja rrugë alternative që u ngelet banorve të ksaj zone të lidhen me prefekturën e Elbasanit është një rrugë, që dikur ka qënë rrug kryesore, por që tani është thuajse e shkatërruar nga mungesa e mirëmbajtjes se nuk përdoret nga automjetet.

Kjo rrugë e dytë mund të jetë burim i aksidenteve sepse autobusët e linjave që lidhin zonën me qytetet e tjera, në disa pjesë të rrugës ku ka rrëshqitur dheu manovrohen nga drejtuesit me vështirësi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbyset mjeti i ushtrisë, po shpëtonte të përmbyturit
Përmbytjet, rrezikohet diga në Hecin e Banjës »
Article Logic
Execution time: 0.01359486579895
array(1) { ["section"]=> string(41) "bllokohet-aksi-rrugor-elbasan-gramsh-2129" }