Bllokohet në det trageti luksoz Durrës-Bari me 131 pasagjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:44 22-11-2015 Bllokohet në det trageti luksoz Durrës-Bari me 131 pasagjerë

131 pasagjerë të linjës Durrës-Bari kanë qëndruar të bllokuar për 24 orë në det për shkak të fortunalit që ka përfshirë Adriatikun. Burime zyrtare nga Kapiteneria e Portit të Durrësit bënë me dije për GSH se dy prej tre trageteve që mbërritën mëngjesin e djeshëm nga vendi fqinj mundën të ankoroheshin në terminalin e pasagjerëve pas shumë vështirësive. Ndërkohë që trageti Rapsoditepër luksoz është endur në det për orë të tëra për shkak të erës së fortë që nuk e lejonte të ankorohej në port. Moti i keq ka shkaktuar probleme në portin e qytetit bregdetar.

Mbrëmë, rreth orës 18:00 është mbytur në det anija e peshkimit Devis 17 m e gjatë. Sipas peshkatarëve, anija kishte marre ujë dhe nga era e fortë u mbyt brenda në portin e peshkimit ku qëndronte e ankoruar. Mësohet se gjatë mbytjes, mjeti lundrues ka dëmtuar dhe dy anije të tjera peshkimi që ishin aty afër. Menjëherë në vendngjarje shkuan inspektoret e Kapitenerisë, të cilët vendosën që anija e peshkimit të nxirret sot nga uji. Pas situatës së krijuar nga moti i keq, Kapiteneria e Portit të Durrësit ka urdhëruar pezullimin e lundrimit të anijeve të mesme dhe të vogla në detin Adriatik.

Siç shkruan GSH, era është shumë e fortë, 22 metër për sekondë, ndërsa valëzimi në det varion nga 7 deri në 8 ballë. Gjithashtu, Kapitaneria e Përgjithshme e Porteve në Durrës u ka dhënë urdhër edhe porteve në qytete të tjera të vendit që të sigurojnë mjetet e lundrimit. TRAGETI Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:00, në Portin e Durrësit kanë mbërritur tre tragete nga Bari. Pas shumë vështirësive, dy nga mjetet lundruese të linjës Durrës- Bari, me rreth 600 pasagjerë në bord kanë mundur të ankorohen me 2 orë vonesë. Ndërsa, trageti më i madh i kësaj linje, Rapsodinuk ka mundur të ankorohet në portin e qytetit të Durrësit.

Specialistët e Kapitenerisë pohuan se ky traget ka lundruar disa herë qark basenit, pasi ankorimi ishte i pamundur. Kjo për faktin se rrezikonte të përplaste e të fundoste mjetet e tjera lundruese.Kushtet teknike të tragetit Rapsodime tonazh prej 33 336 GT, gjatësi 161 m, gjerësi 29 m; zhytje 6.50 m; shpejtësi 21.3 nyja (39.4 km në orë), nuk përputhen me kapacitet që ka porti i Durrësit për ankorimthanë specialistët. Të gjendur në një situatë të tillë, specialistët vendosën që ky traget të dilte në radë në një vendstrehim të sigurt deri në përmirësimin e motit. Po të njëjtat burime thanë mbrëmë se trageti me 131 pasagjerë gjendet në afërsi të gjirit të Rodonit në vendstrehim

PASAGJERËT

Kanë zgjedhur një nga tragetet më luksoze për të mbërritur nga Italia në Durrës, por udhëtimi për 131 pasagjerët e Rapsodiështë kthyer në ferr. Për 24 orë, ata kanë mbetur në det të hapur. Shumë prej pasa-gjerëve kanë deklaruar se zgjodhën këtë traget sepse ofron siguri në lundrim. Nga ana tjetër mësohet se trageti i kompanisë italiane GNV me kapacitet prej 2.448 udhëtarësh mund të hyjë lirisht në portet italiane si në Rimini e Bari dhe e gjithandej, ku portet janë me kapacitet të lartë, por jo në Durrës ku infrastruktura nuk është për parametrat e këtij trageti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shëngjin/ Moti i keq i merr jetën një peshkatari
Tirana nën ujë si pasojë e rreshjeve, ja rrugët me probleme »
Article Logic
Execution time: 0.014032125473022
array(1) { ["section"]=> string(66) "bllokohet-ne-det-trageti-luksoz-durres-bari-me-131-pasagjere-25998" }