Është paralizuar lëvizja në aksin nacional Kukës-Shishtavec si pasojë e rreshjeve të borës.
Banorët thonë se bora ka tri ditë pa u pastruar ndërsa situata sa vjen e përkeqësohet.
Është bërë e pamundur lëvizja e automjeteve dhe banorët ankohen për faktin që asnjë borëpastruese nuk ka shkuar për të zhbllokuar aksin.
Sipas sinoptikanëve bora do vazhdojë të bjerë edhe gjatë pasdites së sotme me intensitet dhe temperaturat do të ulen me disa gradë.