Bllokohet Parlamenti Britanik, Mbretëresha pranon kërkesën e Boris Johnson

Publikuar tek: bota, më 15:20 28-08-2019 Bllokohet Parlamenti Britanik, Mbretëresha pranon kërkesën e Boris Johnson Parlamenti britanik

Mbretëresha ka aprovuar zyrtarisht kërkesën e kryeministrit britanik Boris Johnson për të pezulluar punimet në Parlamentin anglez.

Parlamenti do të jetë i bllokuar nga java e dytë e shtatorit deri më 14 tetor. Vendimi i Mbretëreshës vjen pas kërkesës së Johnson, i cili kërkon ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

Periudha e  pezullimit të punës në Parlamentin britanik shkurton ndjeshëm kohën e nevojshme për miratimin e një legjislacioni nga deputetët që do të ndalonte një “Brexit” pa marrëveshje, si dhe përpjekjen e mundshme të tyre për largimin e Johnson përmes një mocioni mosbesimi.

Politikanët kundërshtarë e kanë konsideruar vendimin si një përpjekje për të bllokuar Parlamentin të bëjë përgjegjëse qeverinë e Johnson.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23426580429077
array(1) { ["section"]=> string(80) "bllokohet-parlamenti-britanik-mbreteresha-pranon-kerkesen-e-boris-johnson-176560" }