Bllokohet për 10 ditë gjysma e autostardës Tiranë-Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:56 10-04-2015 Bllokohet për 10 ditë gjysma e autostardës Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet deri në Kashar për 10 ditë për shkak të punimeve që do të kryhen në këtë aks. Nga dita e sotme dhe deri më 20 prill mjetet do të devijojnë para mbikalimit të Kamzës për në rrugën dytësore. Aty do të vazhdojnë rrugën deri tek mbikalimi i Kasharit për të hyrë sërish në autostradë.

Mësohet se ky devijim trafiku po bëhet me qëllim riveshjen me asfalt të autostradës nga Tirana në Vorë. Gjatë kësaj periudhe rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizje drejtimi “Tiranë-Vorë”.

Që prej vitit të kaluar autostrada Tiranë-Durrës i është nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm, nga Rinasi në drejtim të kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar këto ndërhyrje si të nevojshme për të ndryshuar hyrjen e Tiranës dhe për t’i dhënë asaj një pamje europiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gezetarja do ta “bëjë ujë” kronikën por...bie në ujë
Përplaset nga furgoni, në gjendje të rëndë 12 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.013567924499512
array(1) { ["section"]=> string(61) "bllokohet-per-10-dite-gjysma-e-autostardes-tirane-durres-8398" }