Ka nisur bllokimi i qarkullimit në rrugët kryesore që lidhen me sheshin ‘’Skënderbej’’ dhe bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’. Bllokimi nga policia rrugore ka nisur rreth 1 orë e gjysmë para nisjes së protestës të opozitës në orën 11:00.
Deri më tani janë bllokuar: Rruga e Dibrës, bulevardi ‘’Zogu I Parë’’, bulevardi ‘’Dëshmorët e Kombit’’, sheshi ‘’Nënë Tereza’’ dhe unaza që lidhet me bulevardin.
Bllokimi I qarkullimit do të vazhdojë deri pas përfundimit të protestës.