Bllokohet sistemi i drejtësisë? Reagon Donald Lu: Janë shkarkuar gjykatës dhe prokurorë

Publikuar tek: barometri, më 08:13 24-06-2018 Bllokohet sistemi i drejtësisë? Reagon Donald Lu: Janë shkarkuar gjykatës dhe prokurorë

Ka reaguar ambasadori amerikan Donald Lu, pas pretendimeve se reforma në drejtësi është duke bllokuar sistemin e drejtësisë.

 

Lu shprehet se vetting është duke funksionuar pasi shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar dhe së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjyqtarë dhe prokurorë të pastër.

Për Balkanweb Donald Lu shprehet: Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021744012832642
array(1) { ["section"]=> string(92) "bllokohet-sistemi-i-drejtesise-reagon-donald-lu-jane-shkarkuar-gjykates-dhe-prokurore-125529" }